Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët në protestë

Dhjetëra banorë të lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë ditën e sotme, pas bllokimit të tunelit në unazë, rrugë që i lidh ata me qytetin. Bllokimi i tunelit u bë për...
Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët në protestë
Foto: Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët në protestë

Dhjetëra banorë të lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë ditën e sotme, pas bllokimit të tunelit në unazë, rrugë që i lidh ata me qytetin.

Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara, ndërsa banorët shprehen se rruga alternative për të shkuar në Elbasan, për ta është shumë larg. Ata kërkojnë një zgjidhje alternative pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.

Për disa minutash ata bllokuan edhe aksin nacional Elbasan-Librazhd, ndërsa u larguan më pas duke liruar trafikun.