Elbasan: Arrestohet shoferi me 16 sirianë në furgon, nga 450 deri në 1000 Euro për një klandestinë

Një shofer që transportonte me furgon shtetas klandestinë nga vendet e treta, ëhtë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit.

Mësohet se shtetasi B.H., 72 vjeç është kapur duke transportuar 16 shtetas sirianë e palestinezë, kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro për person.

Këta të fundit kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 16 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro për person, arrestohet në flagrancë transportuesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta, me qëllim dhënin ndihmë, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./apel.media