Sekuestrohen drogë, armë dhe mijëra euro, arrestohen babë e bir në Fier

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Kreshpan të Fierit, ku në pranga ka rënë babë e bir dhe në kërkim është shpallur edhe djali tjetër i familjes.

Policia njofton se është arrestua Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj, 23 vjeç (babai dhe dy djemtë).

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Kreshpan’, u ushtrua kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete si dhe  40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.