Janë ekstraduar drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia italiane. Ata akuzoheshin për vepra të rënda kriminale.
Sipas informacioneve nga uniformat blu, shtetasi me iniciale V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.
Shtetasi i dytë me inicialet K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Ndërsa shtetasi R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias në Itali, ka lëshuar urdhër arrst për veprat “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.
Ditën e sotme është finalizuar edhe ekstradimi i tre shtetasve shqiptarë drejt Italisë./apel.media