Eksperti i Shëndetit zbulon diçka që nuk shkon në maskën e Manastirliut

Eksperti i Shëndetit Erion Dasho ka postuar një foto të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në shoqërinë e mjekut Andi Koraqi dhe të Drejtores së ISHP Silva Bino ndërsa mbajnë maska. Dasho sh...
Eksperti i Shëndetit zbulon diçka që nuk shkon në maskën e Manastirliut
Foto: Eksperti i Shëndetit zbulon diçka që nuk shkon në maskën e Manastirliut

Eksperti i Shëndetit Erion Dasho ka postuar një foto të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në shoqërinë e mjekut Andi Koraqi dhe të Drejtores së ISHP Silva Bino ndërsa mbajnë maska.

Dasho shkruan se ministrja mban maskën në ambientet spitalore me valvul, gjë e cila sipas tij personat që mund të jenë pranë saj janë të pambrojtur nga Covid-19.

Sipas tij nëse dy persona përdorin maska, ata mbrojnë njëri-tjetrin, por nëse njeri prej tyre përdor maskën me valvul dhe tjetri jo, atëherë rrezikohet personi përballë.

Sipas Dashos, ministrja duhet të ngrejë një komitet profesionist ekspertësh për ta këshilluar atë më mirë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit.

Reagimi:

Zonja Ministre!

Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!

Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!

Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!