Eksperti i Ekonomisë tregon faktet e korrupsionit/ Hedh poshtë paketën e Ramës për KÇK-në

Eksperti Pano Soko është një nga denoncuesit e skandaleve të qeverisë, përsa i përket fushës së ekonomisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka reaguar në lidhje me paketën Anti-KÇK, të cilën pritet të prezantohet nga kryeministri Rama në ditën e sotme.

Sipas Sakos, paketa e Ramës është një tallje për qytetarët, ndërkohë që liston të gjitha koncesionet e qeverisë, të cilat kushtojnë në shifra marramendëse, duke rrjepur paratë e shqiptarëve.

Më tej ai shton se paketa në fjalë e Ramës, është njëlloj si atëherë kur sapo mbaronte periudha e korrjes së hashashit, fillonte lufta për shkatërrimin e parcelave të hashashit.

Postimi i plotë:

“Kryeministri nesër do t’i shpalli luftë KÇK-së.

Pasi ka dhënë:

Konçesioni i check-up – 90 milionë USD

Sterilizimi – 160 milionë USD

Dializa – 70 milion USD

Shërbimi laboratorik – 90 milion USD

Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD

Inceneratori i Fierit – 40 milion USD

Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD

Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD

Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD

Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD

Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD

Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD

Rruga e Arbërit – 400 milion USD

2.2 miliardë USD

Dhe ka llogaritur të japë edhe:

Spitali i Fierit – 90 milion USD

Rruga Thumanë-Vorë – 340 milion USD

Rruga Kashar-Rrogozhinë – 410 milion USD

840 milion USD

Totali 3.05 miliardë USD

Pas gjithë këtyre, ka vendosur t’i hapë luftë “kap ça të kapësh”.

Fiks si atëherë që sapo mbaronte periudha e korrjes së hashashit, fillonte lufta për shkatërrimin e parcelave të hashashit.

Dmth tallje jastiku me stekë në majë i thonë kësaj./apel.media