Ekskluzive Apel/ Armand Ferra tregon arsyet e fluksit të shtuar të turistëve në Shqipëri

Nga muaji Korrik dhe në vijim, është vënë re një fluks i shtuar i turistëve në Shqipëri. Ka qenë qartësisht i dukshëm si në sheshet kryesore ashtu edhe në vendet e tjera.

I pyetur nga Apel Media se cilat janë arsyet kryesore të këtij fluksi në një kohë të dyshimtë pandemie, Armand Ferra, një ndër operatorët e njohur tursitik, ka dhënë dy argumente kryesore si:

-Heqja e vizave për shtetas të disa kombësive të caktuara:

Arabia Saudite, Egjipti, Katari si dhe shtetas të çdo vendi që janë me rezidencë të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar Arabe.

-Lehtësimi i hyrjes në Shqipëri pa pasur nevojë për të kryer test ose pa çertifikatë vaksine, deri në fillim të para disa ditëve ku qeveria vendosi masa më shtrënguese për hyrjen në kufi.

Gjithashtu ai u shpreh se kjo ishte një surprizë dhe pati një impakt pozitiv si për njësitë akomoduese të Tiranës po ashtu edhe të qyteteve të tjera, duke qenë se janë turistë që dëshirojnë të eksplorojnë kultura dhe vende të reja.

“Të shpresojmë që ky efekti i kufizimeve në botë për shkak të pandemisë të zgjasi deri në 31 dhjetor 2021, e cila është dhe data ku thuhet se do të përfundojë kufizimi i lëvizjeve” – tha ndër të tjera Armand Ferra.