Ekskluzive : Vijojnë skandalet në universitetin “Haxhi Zeka”

Vijojnë skandalet në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, universitet që rezulton të jetë çerdhe punësimi për anëtarët e PDK-së sipas mediave të ndryshme në Kosovë.

Ramë Hajraj, ish-student në universitetin “Haxhi Zeka” në Kosovë, i të dy niveleve të studimeve bachelor dhe master në periudhën 2012-2018 shprehet për apel.media që në Kosovë sistemi i drejtësisë është i politizuar, megjithatë kërkon të luftojë punësimet partiake, duke i’u drejtuar gjykatës për shkelje proçeduriale/administrative të zhvilluara nga komisioni vlerësues i këtij universiteti në lidhje me konkursin për praktikantë në administratën qendrore të universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Për çfarë konkursi bëhet fjalë? Përse keni kërkuar anulimin e këtij konkursi?

Bëhet fjalë për konkursin për praktikantë në administratën qendrore të universitetit “Haxhi Zeka“ në Pejë. Konkursi duhet të anulohet për shkak të identifikimit të disa shkeljeve procedurale/administrative që i ka zhvilluar komisioni vlerësues. Në ankesën e drejtuar brenda afatit ligjor janë konstatuar shkeljet në dispozitën ligjore – Konkursi për angazhimin e praktikantëve në administratën qendrore të Universitetit ” Haxhi Zeka “ dhe në rregulloren për angazhimin e praktikantëve në administratën qendrore të miratuar me datë 27.11.2018 me nr të protokollimit 3182/4 e cila është publike në webfaqen e UHZ tek rubrika dokumentet relevante.

Cilat janë shkeljet administrative të zhvilluara nga komisioni gjatë procedurave të rekrutimit të kandidatëve?

Shkeljet procedurale/administrative të dispozitës ligjore në këtë rast konkursit për angazhimin e praktikantëve për punë praktike në Administratën e Universitetit “ Haxhi Zeka “ dhe rregullores të miratuar nga Këshilli Drejtues me datë 27.11.2018 e cila në nenin 4 pika 4 përmban elemente të nenit diskriminues i cili konsiderohet vepër penale sipas kodit të procedurës penale dhe ligjit mos diskriminim.

Thoni që zyrtarët institucional kanë tentuar që të ju shantazhojnë përmes video incizimeve në mënyre të paautorizuar, por që s’ka përmbajtje të veprës penale. Si mund ta vërtetoni ketë ?

Unë kam kërkuar takim me rektorin e Universitetit “ Haxhi Zeka “ me qëllim që të diskutojmë shkeljet që i ka zhvilluar komisioni për rekrutimin e kandidatëve për punë praktike në UHZ, por në takim ka qenë i pranishëm edhe sekretari i Universitetit “ Haxhi Zeka “ për të cilin aludojnë këto akuza edhe dy pjesëmarrës tjerë të cilët kanë filluar të tregohen jo etik kundrejt diskutimit, përpos kërkesës time që të respektohet etika profesionale e jo të zhvillohen diskutime joprofesionale. Në të njëjtën kohë sekretari më është drejtuar me fjalën “ A e di që nëse flisnë për etikë, ti nuk mundesh me u ul këtu se i kam video-incizimet se si ti ke folur me kolegë “, unë ju drejtova “ Me kodin penal të Kosovës, incizimet e paautorizuara konsiderohen vepër penale, unë do ti drejtohem Gjykatës Themelore për të paraqitur kallzim penal për incizime të paautorizuara dhe tentim për të më shantazhuar me qëllim që unë të tërhiqem nga kërkesa ime ligjore dhe legjitime.

Vërtetimi i kësaj mund të bëhet vetëm nga organet e drejtësisë duke kontrolluar të gjitha mjetet elektronike të personit mbi të cilin rënkon akuza, kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët e involvuar në rast. Unë gjatë ditëve në vijim do të dorëzoj kallzim penal përmes avokatit të angazhuar në këtë rast dhe nuk do të ndalem derisa të kërkoj të drejtën time legjitime.