Ekskluzive APEL/ Një industri e fortë e ndërtimit, është e barabartë me një ekonomi të fortë!

Nga Marjol Gorica

Dy fjalë për të gjithë ‘komentatorët’ që ndërtimin e shohin ‘si mankth’, në sy të opinionit publik, e pse jam i bindur që kush secili prej jush, ashtu si dhe unë, jemi dakord për të pasur një zhvillim infrastrukturor.

Por si realizohet ky zhvillim? Pa diskutim që nëpërmjet formalizimit dhe projektimit të zonave të caktuara, në të cilat ka ndërtime nga më abstraktet, tek më abuzuesit.

Në shumë zona të Tiranës kemi pasur lagje të kthyera në sipërfaqe të betonizuara, pa standarde, cilësi, projekt e garanci mbi të gjitha për jetën e qytetarëve.
Teksa hyje në ‘Astirin’ e vjetër, atë të rrugicave plotë llumë, ku makina s’bëhej fjalë të kalonte, ku oborret e shtëpive dhe rruga nuk dalloheshin ku kishin kufirin, aty ku komshiu kishte ngjitur me komshiun dritaren e dhomës, e ku lagështira njërës shtëpi, prekte tjetrën, kuptoje që ishe në një zonë ku s’dihej ç’mund të ndodhte me ty, madje a do arrije tu ktheje prap pas? Ndërkohë sot, zona e ‘Astirit’ ka rrugica të shtruara, ka një bulevard i cili është një arterie shumë efikase për zonën, ka një projektim në pjesën më të konsiderueshme të tij me hapësira të nevojshme dhe në shfrytëzim nga banorët. Pra kemi një zonë e cila është formalizuar dhe po vazhdon të formalizohet si shkak i ndërtimit, por ashtu dhe zona të tjera të qytet, përmend këtu lagjet e vjetra të Tiranës, ku pa diskutim janë shpërbër si mos më keq nga banorët, duke ndërtuar dhoma e kioska, dikush me tjegulla e dikush me llamarina, dikush 1 katëshe e dikush 3, e duke krijuar disa ngushtica, pasi nuk quhen më rrugë, për të kaluar vetura të vogla, sepse ambulanca apo zjarrëfiksja e ka të pa mundur të kaloj në to.

E kush e formalizon këtë situatë?
Pikërisht ndërtimi! E nëse do më pyesësh pse kam këtë mendim? Mendoj kështu pasi përveç formalizimit, ndërtimi sjell një ekonomi të fortë.

Marrë shembull që fuqia e ekonomisë amerikane është e lidhur ngushtë me industrinë e ndërtimit. Projektet e ndërtimit ofrojnë vende pune, injektojnë fonde dhe jetë të re në një komunitet dhe krijojnë infrastrukturë kritike për të mbajtur vendin përpara.

Gjë e cila ndodh dhe në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë, ku ndërtimi zë një vend të veçantë në ekonominë vendase. Mbarëvajtja e tij është e lidhur ngushtë me mbarëvajtjen e ekonomisë në tërësi.

Sipas disa studimeve të bëra evidentohet fakti se gjatë periudhave kohore të rritjes së vrullshme të sektorit të ndërtimit, u korrespondojnë e periudhave të rritjeve të kënaqëshme ekonomike dhe e anasjellta.

Gjithashtu ky zhvillim, investim, e projektim, është një faktor dhe i modernizimit të kryeqytetit. Vëmë re një numër të konsiderueshëm kompanish ndërtimi të cilat kanë tjetërsuar me qindra metra katror sipërfaqe të lënë në harresë, në hapësira të mirë konceptuara,shumë funksionale e më potencial, duke zhvilluar jo vetëm këto objekte, por zonën përqark në tërësi.

Shohim sot risi që sjell ky modernizim duke e bërë qytetin e Tiranës qendër të zhvillimit ku të rinjtë gjejnë veten. Infrastruktura e përmirsuar bën të mundur avancimin jo vetëm në paraqitje të një qyteti por gjithashtu sjell lehtësira edhe në jetesën e përditshme. Po të shohim zhvillimin le të bazohemi tek disa të dhëna ku në vitet më përpara mungesa e dukshme e një infrastrukture të mirë kufizonte levizjen e lirë të qytetarëve, këtë gjë e vëmë re në përdorimin e bicikletave ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë sot në Tiranë përdor bicikletat me gjithë facilitetet e krijuara por jo vetëm. Këto investime bëjnë të mundur të kemi një kryeqytet modern me standardet e një jetese për të gjithë.

Qyteti meriton më të mirën në infrastrukturë ,sepse qytetarët meritojnë të investohet për ta.