EKSKLUZIVE APEL- Kursejani Vlorës ndotjen/ Turpin mbajeni për vete, jo për Vlorën

Nga Valbona Mezini

Vlora ka celur sezonin turistik, por pak kush dhe aspak nuk mendojnë për higjenizimin e ambjenteve publike, as nga subjektet private nuk tregohet interes që ushtrojnë aktivitet biznesi shërbimesh, e as nga bashkia e qytetit, e cila asnjëherë në sezon vere nuk është gati për turistët sa i përket mbledhjes së mbeturinave dhe higjenizimit të plazheve.

Kjo panoramë e dëshmuar nga turistët lë vërtetë për të dëshiruar dhe është një turp për qytetin. Në kushtet kur Bsshkia e Qytetit ka dështuar në menaxhimin e pastrim gjelbërimit apo suksesi i vetëm janë tenderimet miliona euroshe që betonizuan bregdetin  dhe helmatisën si kërpudhat Vlorën dhe kaltërsinë e saj, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve ka mbetur në mëshirë të fatit. Aspak Bashkia nuk do tia dijë për qytetarët , e sidomos ata të lagjeve periferike si ÇOLE apo KUME, Plazhi Vjetër,  etj, ku mbyt pluhuri, kanalizimet e ujërave të zeza kudërbojnë nga era e fekaleve edhe pse vetëm pak metra nga vija bregdetare e plazhit ranor ndër më të mirët në shqipëri, nëse do të ishte vëmendja e duhur. E gjithë kjo , Vlora si një shtëpi pa zot, ku turistët vijnë e ikin për të mos u kthyer më.

Vlora është njëherësh një nga qytetet më të rëndësishme të promovimit të turizmit dhe ekonomisë turistike të Shqipërisë dhe një panoramë e tillë me plazhet e mbushur me plehra si stalla derrash, në pikun e  seonit turistik, është dështim i postër i pushtetit lokal. Ky i fundit gjithë vëmendjen e ka tek përfitimet nga tenderat.

Dukshëm në këto kushte, turistët e huaj nuk mund të vijnë më apo ata vendas,  do t’u kërcënohej seriozisht siguria shëndetësore. Plehra të hedhura kudo në plazh dhe mbeturina të dekompozuara nuk janë panorama e duhur për të promovuar turizmin./APEL.MEDIA