Ekskluzive APEL/ Etika e gjyqtarëve sipas legjislacionit të periudhës së Republikës dhe Monarkisë (1925-1939)

Nga Hasan Bello Që me Shpalljen e Pavarësisë drejtuesit e shtetit shqiptar u kujdesën që të krijonin një sistem gjyqësorë që t`i përshtatej nevojave të vendit. Pavarësisht kushteve tepër të vështira e...
Ekskluzive APEL/ Etika e gjyqtarëve sipas legjislacionit të periudhës së Republikës dhe Monarkisë (1925-1939)
Foto: Ekskluzive APEL/ Etika e gjyqtarëve sipas legjislacionit të periudhës së Republikës dhe Monarkisë (1925-1939)

Nga Hasan Bello

Që me Shpalljen e Pavarësisë drejtuesit e shtetit shqiptar u kujdesën që të krijonin një sistem gjyqësorë që t`i përshtatej nevojave të vendit. Pavarësisht kushteve tepër të vështira ekonomike, nuk munguan personalitete që me përkushtim u përpoqën të luanin rolin e gjyqtarit, prokurorit, avokatit dhe noterit publik.

Në fillim ekzistonin gjykata civile dhe fetare, të cilat kishin si kopetencë të shqyrtonin padi me objekt specifik siç ishin divorcet, ndarja e trashëgimisë etj. Por me miratimin e Kodit Civil në prill 1928, gjykatat fetare u abroguan dhe, sistemi gjyqësor shqiptar mori orientim krejtësisht perëndimorë.

Një përparim akoma dhe më të madh sistemi gjyqësor do të njohi në vitet e Republikës dhe Monarkisë (1925-1939).

Gjatë kësaj periudhe do të miratohen një sërë kodesh dhe ligjesh, duke marrë si model legjislacionin e vendeve më të zhvilluara të kohës.
Një rëndësi e madhe gjatë kësaj periudhe do t`i kushtohet përzgjedhjes së kuadrit.

Kjo për shkak të kredencialeve të nevojshme që duhet të kishin personat që do të punonin në sistemin e drejtësisë. Kjo vihet re në ligjet për organizimin e gjykatave. Në këto ligje, gjykatësve u garantohej e drejta e ushtrimit të profesionit. Por nuk mungonin nene që përcaktonin etikën dhe masat disiplinore.

Kështu, në ligjin e vitit 1925 parashikohej se gjyqtarët duhet “të ruajnë e të mos cënojnë dinjitetin gjyqësuer brenda e jasht zyrës” (neni 59). Pra, një individ që kishte marrë përsipër të ushtronte këtë detyrë, duhet të bënte kujdes, jo vetëm brenda institucionit, por dhe jasht tij.

E njëjta gjë vihet re dhe në ligjin për organizimin e gjykatave në vitin 1928. Sipas nenit 86, funksionarëve gjyqësor që u provohej për herë të parë një pazotësi në kryerjen e detyrës së tyre, ose një sjellje e papajtueshme me famën, nderin, dinjitetin dhe prestigjin gjyqësor si: konsumimi i pijeve alkoolike në vende publike, sjellje kundra zakoneve të mira, ose loja e bixhozit qoftë edhe për zbavitje, shkarkoheshin nga detyra menjëherë./ old.apel.media