Ekskluzive APEL -Eksperti apelon/ Sektori imobiliar është i vetmi që do kthehet në një problem të madh për ekonominë shqiptare

Eksperti zhvillimeve ekonomike Vjoldi Danaj apelon se sektori imobiliar është i vetmi sektor që do të kthehet në një problem shumë të madh për ekonominë shqiptare. Ai shkruan:

Sektori imobiliar është i vetmi sektor që do të kthehet në një problem shumë të madh për ekonominë shqiptare. Plasja e kësaj flluske do të sjelli nga njëra anë rikthimin e këtij sektori në normalitet duke e rilidhur me ekonominë reale dhe nga ana tjetër do sjelli spastrimin e shumë kompanive që janë përdorur si lavatrice për pastrimin e parave. Sigurisht që do të kemi dhe një rritje të papunësisë e cila do sjelli rritjen e problemeve ekonomike për qytetarët.

Rënia e këtij sektori mund të jetë e dhimbëshme por shumë e nevojshme. Duhej të kishte ndodhur para pandemisë.