Ekipi Partizanit udhëton sot drejt Zvicrës

Partizani ka udhëtuar ditën e sotme në mëngjes drejt Zvicrës.

Para se të niseshin drejt Bazelit, stafi, lojtarët dhe drejtuesit e Partizanit kanë kryer testet anti-Covid, protokoll i UEFA-s.

Pas kryerjes së tamponëve, klubi konfirmoi se rezultatet e të gjithë personave, të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE.

Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e parë të turit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër FC Basel.