Ekipi i Partizanit do të ketë një “shtëpi” të re

Vazhdojnë punimet për stadiumin e ri të ekipit të Partizanit, dhe duket se së shpejti do të jetë gati për kampionët e Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të klubit, janë postuar disa fotografi ku tregojnë ecurinë e punimeve për impiantin e ri.

Momentalisht thuhet se po përfundohet veshja e fasadës në tribunën qendrore. Thuhet se të gjitha ambjentet funksionale të “shtëpisë së kampionëve” janë brenda standarteve të UEFA-s. /apel.media