Edvin Kulluri-Bashës: Të kemi votuar për të ‘luftuar’ Ramën dhe jo demokratët

Pas lajmit të publikuar  se kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka loguar me para që nuk ju dihet origjina për mos integriminin e Shqiperise në BE, Rilindja Demokratike ka publikuar sot një shkrim se kjo gazetë ka merak se Lulit po i ikën elektorati.

Në të tilla kushte kjo gazetë ka publikuar një shkrim që ështe nje turp për vetë gazetën.

Në këtë shkrim kjo gazetë ka për qellim t’ja hedhë fajin ish funksionarëve të lartë të partisë demotratike, te cilët Luli i përzuri nga partia.

Njëri prej tyre ka reaguar sot i cili ka qënë dhe anëtari i këshillit kombëtar të kësaj partie Ervin Kulluri .

Lulzim, demokratet te kane besuar drejtimin e PD perfshi dhe mua ne 2013, qe te mundje Edi Ramen dhe jo demokratet qe mendojne ndryshe nga ty! Ne 2017 “shkrive” per te reflektuar gjoja mbi gabimet qe bere me marreveshjen, fushaten dhe listat, por ti si njeri i dobet vazhdon me kokefortesi te besh te njejtat gabime! Ndersa ne 2019 te ndoqen ne protesta, e komisariate ndersa ti mobiloje vilen e re, per te fituar betejen qe humbe 2 vite me pare, por nuk zhgenjeve serish ne deshtimin tend te turpshem duke u ulur me Ramen dhe Damianin! Tani te kish mbetur te keqperdorje “dallandyshen e pare te fjales se lire” si flet-rrufete e Partise se Punes kunder kundershtareve te tu ne parti! Ti me “liderin perendimor” ke lidhje sa c’kish Shoqja Themie lidhje me cmimin e pare te Shqiperise se tollonave per ushqimin ne bote! Mos i perdor keta fakiret e RD sa here qe humbet betejat e tua te stisura, pasi cmimin e paguajne demokratet dhe qytetaret. Vendi ka nevoje per lider opozite dhe jo per nje “frikacak” on-line qe hedh gurin e fsheh doren pas nje gazete qe e falimentove! Boll ke perdorur “call centerat” e famijes per te fyer dhe sulmuar cdo njeri qe nuk mendon si ty! Por mos harro, une dhe shume te tjere do jemi ne PD per te luftuar per demokraci te brendshme, fjale te lire, konkurence idesh, program qeverises konkurues deri sa t’ia arrijme, pasi Partia Demokratike ka lindur mbi keto parime dhe asnje “i katapultuar” si ty nuk mund ta shkaterroje historine dhe misionin e saj! Ajo eshte me madhe se ti apo cdokush qe edhe te kundershton me te drejte pasi ke perdhosur historine dhe vlerat e saj. Ndaj mos sulmo njerezit por ato qe thone, sic thote nje shprehje e vyer : “te mencurit merrem me idete, mediokrit merren me njerezit”! Ti i perket perfundimisht kategorise se dyte, ndaj nuk kam shprese se do reflektosh!

Më poshtë bashkëngjitet dhe lajmi i plotë i publikuar tek Rilindja Demokratike./ apel.media

Ish-të “kulluarit” e PD-së, Kulluri, Jozi e Patozi!