Eduard Halimi pranon ftesën e Bashës dhe rikthehet në Partinë Demokratike

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është rikthyer në Partinë Demokratike pas një periudhe të gjatë jashtë politikës. Emri i tij nuk pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, por do të ...
Eduard Halimi pranon ftesën e Bashës dhe rikthehet në Partinë Demokratike
Foto: Eduard Halimi pranon ftesën e Bashës dhe rikthehet në Partinë Demokratike

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është rikthyer në Partinë Demokratike pas një periudhe të gjatë jashtë politikës.

Emri i tij nuk pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, por do të mbajë postin e Koordinatorit të Posaçëm Politik në Partinë Demokratike.

“Pranova ftesën e Bashës, nuk do të kandidoj për deputet por do të merrem me çështjet zgjedhore. Do të koordinoj punën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit”, mësohet të ketë thënë Halimi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë nga 2011 në 2013.

Për disa vite Halimi u tërhoq nga politika duke u angazhuar në studion e tij ligjore.