Edi Reja flet për përballjen deçizive ndaj Polonisë në “Air Albania”: Përqëndrimi duhet të jetë shumë i madh për të shmangur çdo detaj dhe gabim

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja shfaqet në konferencën për shtyp njê ditë nga finalja e madhe, duhet ta quajmë të tillë ndaj Polonisë.

Trajneri italian do të flasë për shanset e kuqezinjve ndaj Lewandoskit me shokë, mungesat e rëndësishme, formacionin dhe mbështetjen e tifozëve.

Në Poloni besuam me lojë dhe raste por një barazim nuk do të ishte kaq keq? A do të jetë e njëjta Shqipëri?

“Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshojmë qasje, nëse do të bëjmë mire do ta bëjmë ose do të ndryshoj modul dhe strategji. Ndaj Anglisë e provuam dhe nuk ia dolëm dhe i përgëzojmë. Nuk mund të rrijmë duke pritur sepse duhet të bësh rezultat, duhet të kemi iniciativë që të marrim rezultat”.

A mendoni se mund ta mbyllni karrieren duke u kualifikuar Shqipërinë në Botëror?

“Kemi ardhur në një pikë kur kemi bërë punë të madhe, rezultate dhe një stil loje. Duhet të bëjmë ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Polonia ku nuk është vetëm Lewandowski. Ne jemi ekip i vërtetë, me lojtarë që po luajnë, kemi bërë mire edhe kur kemi patur mungesa. Edhe nesër duhet të bëjmë kujdes sidomos në goditjet standarde. Përqëndrimi duhet të jetë shumë i madh për të shmangur çdo detaj dhe gabim”.

 A është e vërtetë një ëndërr e madhe drejt Botërorit?

“Kemi punuar shumë për të ardhur deri këtu, djemtë kanë punuar shumë dhe ne donim që të ishim kompetitiv deri në fund e të luanim shanset për të luajtur këtë shans drejt Botërorit. E denim që ishte një grup I vështirë, me Anglinë, Hungarinë që bëri shumë mire në Euro 2020. Nuk jemi këtu rastësishtm jemi me meritë dhe skuadra është rritur shumë. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka edhe të humbasë por do të bëjmë 100% të pamundurën. Edhe kur pamë kalendarin thamë që do të jetë e vështirë por me punë arritëm deri këtu”.

Ju vetë a e imagjinonit dot që Shqipëria të luante në Botëror? Edhe vet lojtarët a besonin?

“Unë them vetëm diçka, frika për të mos ia dalur. Ky është problem që mund të përballemi dhe ne duhet të besojmë te vetvetja, kemi përgjegjësi sepse luajmë në shtëpi.

Do të luajmë ndaj një ekip të madh por duhet të bëjmë paraqitje të madhe, ndonjëherë harrojmë episodet dhe në Poloni na mohuan penallti. Janë momente në një ndeshje kur episodet apo gabimet vendosin, nuk dua që kjo ëndërr të sfumohet por duhet të tregojmë personalitet.”