Edi Rama viziton bebet e sapolindura, u dhuron bonusin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Sipas të dhënave të Ministres Manastirliu, rreth 37 mijë bebe kanë marrë bonusin e bebeve.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama uroi 10 foshnjat që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, për jetë të gjatë dhe të lumtur. Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

‘GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e sapunisur. Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve’, shkruan Rama./apel.media