Edi Rama : Për herë të parë në Shqipëri një park fotovoltaik…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se për herë të parë në Shqipëri në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku Fotovoltaik.

Në një postim në facebook ai shkruan :

Ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimeve energjitike të Shqipërisë me investimin në energjinë diellore për Parkun e Parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat.