Edi Rama komenton marrëzitë e Ilir Metës/ Presidenca është ‘tokë e zanun’

Kryeministri Edi Rama pavarësisht se tha se nuk do të merret me Ilir Metën në fillim të seancës plenare, gjatë fjalës së tij ka komentuar sjelljet e Presidentit.

Ai e ka cilësuar Presidencën si “tokë e xanun” dhe se shqiptarët e kanë taksirat të bashkëjetojnë me marrëzitë e Metës.

“Nuk ja vlen të marrim më shumë kohë, të komentojmë marrëzitë e Metës.

Na ka rënë ky taksirat dhe do të bashkëjetojmë me këtë, për aq kohë sa zyra e presidentit është “tokë e zanun”. Ne jemi të detyruar të ndjekim vijën e drejtë që kemi përcaktuar së bashku me aletatët tanë strategjikë. Për sa kohë SHBA-të e kanë mbështetur çdo lëvizje, kushdo që të kuptojë, kupton që në këtë process nuk jemi vetëm. Ne s’kemi luftë me Metën, Meta ka luftë me botën, me qeverinë, me Shqipërinë dhe me vetën”,- u shpreh Rama.

Kujtojmë se ka qenë pikërisht qeveria e Ramës ajo që e zgjodhi Ilir Metën si President, por mesa duket sjellja e Presidentit dhe ‘lufta’ për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses, nuk ka qenë në parashikimit e tij kur vendosën që t’i jepnin votat Metës.

Parlamenti shqiptar e ka zgjedhur zotin Ilir Meta si president të ri të Shqipërisë, me 87 vota pro dhe dy kundër, në votimin e fshehtë ku mungonin disa deputetë të maxhorancës, por edhe opozita e djathtë, e cila prej disa kohësh po bojkotonte parlamentin. Rezultati i votimit atëherë u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm dhe të ftuarit në sallë./apel.media