Edi Paloka kërcënon kryeministrin: Edi Ramës, do i thyej turinjtë

Edi Paloka ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën, se po i bën makijazh duke marrë pjesë në seancat parlamentare.

Sipas tij, Rama duhet përmbusur me forcë dhe i duhen thyer turinjtë

“Une habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar…

Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: ‘Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë’.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës.

Ky regjim përmbyset, nuk përmirsohet me keshilla opozitare.

Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bejmë makiazh”, shkruan Paloka, i cili është distancuar nga Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe i është bashkuar lëvizjes së këtij të fundit.

Madje, deputetët e Berishës kanë nisur braktisin edhe seancat plenare.

Kjo gjë u pa edhe këtë të enjte, ku nuk ishin as Berisha, as Paloka, as Flamur Noka e as Edi Paloka.