Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën speciale, ku është përballur nga disa pyetje të qytetarëve shqiptarë për pasurinë e krijuar nga politikanët shqiptarë.
Në përgjigjje të pyetjes se si e ka ndërtuar vilën në Surrel, Rama është përpjekur që t’a justifikojë pasurinë e tij, ku tha se e ka ndërtuar ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, duke punuar.
“Koha për të dyshuar dhe verifikuar është shkurtuar në minimun. Pasi nuk bëjnë verifikime. Jo vetëm ata që kanë para syve por edhe atë që iu vijnë ndërmend.
Vila ime në Surrel, cila vilë në surrel? Ne kemi bërë një invenar bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për të ndihmuar familjet që jetojnë në mjerim. Të japësh shtëpitë që bëjnë lajm, që kur shfaqen në rrjetet sociale bëhen virale. Në fakt inventari që është bërë, është se këto shtëpi në të gjithë vendin janë të shumta. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit, të cilat janë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë. Ka shtëpinë me 2-3 kate që janë ndërtuar si subjet i puëns. Vila ime në Surrel ka një formë të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm, e sicc janë të ndryshëm njerëzit e tjerë. Ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them që shtëpia ime është e deklaruar me çdo detaj dhe me çdo faturë”,- tha Rama.
Ndërkohë që duke iu referuar fotove të fundit të Lulzim Bashës me bashkëshorten dhe Monika Kryemadhit, të cilët udhëtonin në klasin e parë të avionit, Rama u shpreh: “Qeveria jonë e ka marrë këtë vendim: Nuk udhëton me business clas, vetëm kur 198 cm e mia duhet të dalin përtej Oqeanit për të mos dalë i paketuar nga avioni bashkë me shtyllën time kurrizore që tashmë është bërë publike”,- tha Rama./apel.media