Gazetari vlonjat me eksperiencë Ergys Alushi, ka përkujtuar në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, pjesëmarrjen e vlonjatit, Leonidha Naci në këtë aktivitet me vlera historike.
Përmes një statusi në fb, Alushi hedh dritë edhe me foto të këtij fakti që pak kush e dinte.
Statusi Plotë:
Në unifikimin e Alfabetit të parë shqip!
Ai është vlonjati që na nderon të gjithë ne vlonjatëve të tjerë sa herë përkujtohet e flitet për Alfabetin Shqip
Ai është perfaqësuesi i vetëm i Vlorës në Kongresin e Manastirit ose Kongresin e Alfabetit shqip , që u kurorëzua në 22 nëntor 1908!
Ai është Leonidha Naçi
Vlonjati që ka emrin dhe firmën e tij bashkë me disa nga mendjet më të ndritura të kohës, në unifikimin e alfabetit shqip
Një nga ngjarjet kulmore në historinë tonë, të shkrimit tonë
Ai është ndërkohë edhe një nga të harruarit e mëdhenj të historisë së Vlorës.
I papërmendur dhe i papërkujtuar në asnjë rast, as për vepren, lindjen, vdekjen e kontributin e dhënë!

