“E vetmja alternativë është të jemi në BE”/ Rama nga Athina: Mosmarrëveshjet dhe hendeqet e të shkuarës t’i zgjidhim me dialog

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Athinë, në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” me temë “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”.

Rama ka theksuar se nuk ka asnjë alternativë tjetër, pasi e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Europian.

“Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja alternativë është të jemi pjesë e bashkimit evropian. Jo sepse ne kërkojmë te miqtë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm por sepse kjo ëshë një kërkesë e fëmijëve tanë e brezit të ardhshëm është ëndrra e përhershme e brezit tanë”, ka theksuar kryeministri.

Ndërkaq ndërsa ka folur për këtë temë, ka vijuar më tej duke thënë se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet dhe hendeqet e së shkuarës mund të zgjidhen së bashku me dialog. “Dialogu është i vetmi instrument”, shtoi ai, ndërsa më pas u ndal te çëshjta eKosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Kjo është dicka e dukshme. Dhe duket sikur ka njëlloj mallkimi sikur ne ishim në formë jo të mirë dhe nuk uleshim në tryezë.

Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja alternativë është të jemi pjesë e bashkimit evropian. Jo sepse ne kërkojmë te miqtë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm por sepse kjo ëshë një kërkesë e fëmijëve tanë e brezit të ardhshëm është ëndrra e përhershme e brezit tanë.

Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në një pajtim dhe mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës apo mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të bisedojmë të ardhmen tonë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi. Rajoni do të jetë ai më i godituri fort. Megjithatë besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së  bashku. Dialogu është i vetmi instrument.

Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë.

Kjo lidhet me diçka një situatë ku ti lufton kudër çdo lloj mundësie.Në përpjekje për të kënaqur, duke mos pasur kurajën për të mos thyer tabutë, si rrezik për karrierën dhe kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë, ai i fitoi zgjedhjet sërish, dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje, jo bindje rreth konsensusit. Nuk formësoi bindjen për shkak të konsesusit. Kjo është e rëndësishme. Unë kam mësuar nga kjo dhe shpresoj edhe ju.