“E turpërova gruan time”, Kanye West tregon arsyen pse Kim është mërzitur me të

Kanye West ka pohuar se Kim Kardashian nuk  pëlqente që ai të mbante kapelën  ‘Make America Great Again’ në mbeshtetje të Donald Trump dhe se ai e kishte ‘turpëruar’ atë me kandidimin e tij të dështuar presidencial në vitin 2020.

Në një video të shpërndarë në Instagram të enjten, reperi, 44 vjeç, pretendoi se Kardashian ishte veçanërisht e shqetësuar nga konferenca e tij për shtyp në Karolinën e Jugut, ku ai pretendoi se ata kishin menduar të abortonin vajzën e tyre tani 8-vjeçare, North.

“Le të shkojmë me politikën këtu. Zot i mirë, gruaja ime nuk i pëlqente të mbaja kapelën e kuqe. Duke qenë një bashkëshorte e mirë, Kim donte të më mbronte mua dhe familjen tonë”, tha West.

“Unë e bëra mua dhe familjen tonë një objektiv duke mos u përafruar me qëndrimin politik të Hollivudit dhe kjo ishte e vështirë për martesën tonë. Më pas kam kandiduar për president pa përgatitjen e duhur dhe pa aleatë në asnjërën anë. E turpërova gruan time në mënyrën se si paraqita informacione për familjen tonë gjatë konferencës për shtyp”, tha ai.

Pas konferencës katastrofike për shtyp, Kim foli për shëndetin mendor të bashkëshortit të saj për herë të parë në një postim të shpërndarë në Instagram më 22 korrik.

“Siç e dini shumë prej jush, Kanye ka çrregullim bi-polar. Kushdo që e ka këtë ose ka një të dashur në jetën e tij që e ka, e di se sa tepër e ndërlikuar dhe e dhimbshme është ta kuptosh. Nuk kam folur kurrë publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne në shtëpi, sepse jam shumë mbrojtëse ndaj fëmijëve tanë dhe të drejtës së Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, ndihem sikur duhet ta komentoj për shkak të stigmës dhe keqkuptimeve për shëndetin mendor”, përfundon deklarata e Kim.