E tradhëtoi gruaja/ Ylli i Atalantës bie në depresion dhe humbet ndeshjet e Champions League

Sipas shtypi italian, që i referohet edhe rrjeteve sociale, ylli i Atalantës, Josip Ilicic, ka rënë në depresion të thellë dhe për këtë shkak ka braktisur stërvitjen me zikaltrit e Serie A, duke rrezikuar të mos jetë as në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG. Futbollisti u përball me një befasi të hidhur, madje shokuese, kur shkoi në shtëpi, në Slloveni, me synimin për t’i bërë një surprizë gruas, pa e lajmëruar për vizitën. Flitet se e gjeti gruan në shtrat me një burrë tjetër, pra duke e tradhtuar, ndaj po konsideron “pensionimin” nga futbolli për shkak të depresionit ku ka hyrë (ka vuajtur shumë nga kjo sëmundje edhe më parë).

Duket e pabesueshme, por zëra të tillë po qarkullojnë së fundi në rrjetet sociale dhe median italiane, e cila ngre pikëpyetjen: Ata që e njohin sa duhet Josip Ilicic, lojtarin që ka elektrizuar fushën e futbollit, e kanë të pamundur të besojnë se mund të përfundojë në një depresion të thellë, çka mund ta privojë nga ndeshja e jetës, ajo çerekfinale e Ligës së Kampionëve me PSG.  Kur pritej kontributi i tij vendimtar në fushën e blertë, ka ardhur njoftimi, që u konfirmua edhe nga trajneri Gasperini: “Nuk do të luaj ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”.

Në 26 paraqitjet e tij me Atalantën këtë sezon, në Serie A, ai ka shënuar 15 herë, gjë që e rendit të 10-tin në listën e golashënuesve në Itali, pavarësisht se ka humbur 9 ndeshje. Sezonit të Serie A po i vjen fundi, por Atalanta është akoma në Ligën e Kampionëve, kështu që Ilicic do të ishte një pjesë e madhe e shtytjes përpara në kompeticionin ë të rëndësishëm europian për klubet. Është njoftuar se me shumë mundësi, slloveni nuk do të luajë ndaj PSG-së.

Nëse raportet mediatike janë të vërteta, Ilicic nuk e meritonte këtë fat. Sepse po flitet për nënën e fëmijëve të tij! Shëndeti mendor është diçka serioze dhe, nëse ai ka kaluar në depresion, i duhet të marrë ndihmën e duhur që i nevojitet. Drama nuk është e lehtë, ndaj vështirë ta shohim përsëri në fushat e blerta. Në mos kjo, ndaj PSG me siguri do të mungojë.