E tmerrshme/ Talebanët varin trupat e pajetë të hajdutëve në ekskavator

Talebanët kanë shpërndarë disa pamje të tmerrshme, ku duken trupat e tre personave të varur në kovën e ekskavatorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zëvendës-guvernatorit Mawlawi Shir Ahmad Muhajir, ka theksuar se janë vrarë tre persona që kishin tentuar të grabisnin një shtëpi në provincën Herat

Fotografitë rrëqethëse të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin kufomat që janë ngritur lart me lugën e ekskavatorit të varur me litar.

Ndër të thera thuhet se përmes këtyre pamjeve talebanët kërkojnë që të ngjallin frikë si një shembull për të gjithë të tjerët që mund të bëjnë një veprim të tillë.