“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion”/ Bebe Rexha shfaqet mjaft e lodhur dhe me sy të nxirë

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe atë në botë.

Prej një kohe të gjatë, ajo nuk është aktive në projektet muzikore, por ajo qëndron pranë ndjekësve të saj me anë të rrjeteteve sociale, ku ndan me ta foto nga përditshmëria.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë disa foto me ndjekësit në “Instastory”, ku ka treguar se është sëmurë prej disa ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit.” – shkruan këngëtarja, ku shihet e lodhur dhe me rrathët e syve të nxirë.

Teksa në një video tjetër ajo është shprehur se mezi merr frymë, ndërsa shpjegon se prej ditësh ka dhimje koke.

Sinusi shkaktohet nga një infeksion dhe shoqërohet me dhimbje koke, djegie grykësh dhe vështirësi në frymëmarrje.