E rëndë/ Studentja e Fakultetit të Inxhinierisë i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve, viktima e identifikuar si Adela Gjoka, është hedhur nga kati i 11 i një pallati. E rej...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve, viktima e identifikuar si Adela Gjoka, është hedhur nga kati i 11 i një pallati.

E reja ishte studente në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ajo kishte shkuar për vizitë në familjen e saj, e cila ndodhej në Rreshen për shkak se ndodhej në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Familjarët e saj thonë se ajo kishte kryer edhe kontrolle mjekësore pak ditë më parë, por fatkeqësisht Adela Gjoka ka vendosur që t’i japë fund jetës./old.apel.media