Një 14-vjeçare nga qyteti i Vlorës pasi ka pirë ilaçet e zemrës së babait,ka humbur jetën ditën e dielë në orën 20:00.
Ditën e premte adoleshentja me inicialet E.H. u paraqit në spital nga familjarët,thuajse në gjendje kome.Prindërit u treguan mjekëve se vajza kishte pirë disa nga ilaçet e të atit.
24 orë pasi qëndroi në kujdesin e mjekëve,kishte filluar shenjat e para të zgjimit .Por më pas,kishte rënë prapë në koma derisa nuk pati më shenja jete.
Vajza,sipas asaj që u deklarua para mjekëve të spitalit,ka pasur probleme në familje dhe në gjendje të rënduar psikologjike nuk e ka duruar presionin duke i dhënë fund jetës.
‘Nuk besojmë se vajza ka pirë pak ilaçe.Ilaçi i përdorur prej saj ka mortalitet të ulët,rreth 0.2 përqind,nëse përdoret në doza të vogla.Por prindërit na kanë gënjyer’,shprehen mjekët./apel.media