E rëndë në Vlorë, 54-vjeçarja pëson infrakt në breg të detit, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një shtetase 54-vjeçare ka ndërruar jetë buzë detit. Sipas policisë, dyshohet se gruaja të ketë pësuar infarkt dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Njoftim...
E rëndë në Vlorë, 54-vjeçarja pëson infrakt në breg të detit, humb jetën në spital
Foto: E rëndë në Vlorë, 54-vjeçarja pëson infrakt në breg të detit, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një shtetase 54-vjeçare ka ndërruar jetë buzë detit.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja të ketë pësuar infarkt dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.