E rëndë në Tepelenë/ 42-vjeçari plagos me thikë gruan e më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tepelenë ku një 42-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e më pas veten. Të dy janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital. Pol...
E rëndë në Tepelenë/ 42-vjeçari plagos me thikë gruan e më pas veten
Foto: E rëndë në Tepelenë/ 42-vjeçari plagos me thikë gruan e më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tepelenë ku një 42-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e më pas veten.

Të dy janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Policia njoftoi se rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë L.N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij F N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.