E rëndë në Sarandë/ Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur

Nje ngjarje rëndë ka ndodhur kete mbrëmje ne Sarandë.
Është hedhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur.

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, Mandolina Jashari nga Durrësi, e cila është hedhur me fëmijën e saj një ditësh, njofton Balkan web.

35-vjeçarja është transportuar urgjencën e spitalit ku edhe po merr ndihmën e parë. Sipas informacioneve paraprake nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.