Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Një foshnje 3 muajshe ka mbërritur i pa jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa nuk dihen shkaqet. Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që kanë bërë që ai të humbë jetën.
Nena e foshnjës është shprehur se ishte larguar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer ne banesë e ka gjetur foshnjën pa shenja jete. Ndërkohë nuk ka dhënë shpjegime nëse fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen e personave të tjerë, kur ajo është larguar.
Para disa kohës kjo familje kishte humbur edhe një fëmijë tjetër i cili kishte ndërruar jetë pasi aksidenti rrugor. /apel.media