E rëndë në Itali, plagosen në punë dy emigrantë shqiptarë

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy aksidente në punë, ku janë përfshirë 2 emigrantë shqiptarë.

Mësohet se një aksident është regjistruar paraditen e sotme, ku një 48 vjeçar është rrëzuar nga skela në lartësi 5 metra e një kantieri ndërtimi, gjatë punimeve në një pallat në qendër të Milanos.

Thuhet se emigranti shqiptar është në spitalin Niguarda të qytetit. Autoritetet kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti në punë.

Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes./apel.media