E rëndë në Greqi/ Rrëzohet avioni pranë ishullit Samos, raportohet për dy viktima

Një avion privat është rrëzuar pranë ishullit Samos në Greqi. Dy viktima janë gjetur deri më tani nga operacioni i kërkim-shpëtimit.

Mësohet se avioni vinte nga Izraeli dhe do të ulej në Samos, por mbërritja nuk ndodhi kurrë.

Pak para se të ulej avioni ka pasur problem dhe është rrëzuar. Autoritetet greke ndërmorën operacionin me helikopter, anije të Frontex dhe varka peshkimi.