E rëndë në Greqi, arrestohet për pedofili drejtori i Teatrit Kombëtar, Dhimitris Lignadhis

Arrestohet dhe mbahet në qeli Drejtori i Teatrit Kombëtar grek, Dhimitris Lignadhis.

Ndaj tij rëndon një listë e gjatë akuzash për pedofili, ndërsa detaje tronditëse zbardhen dita ditës. Ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni ka deklaruar se “Lignadhis është një njeri mostër, mesa duket qenka tepër i rrezikshëm”.

Regjisori dhe aktori i mirënjohur grek bëhet e ditur të ketë përdhunuar në moshën 14-vjeçare, një 25 vjeçar sot. Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm pasi ndaj tij rëndojnë akuza për përdhunim edhe ndaj mjaft djemve të tjerë raportojnë mediat e huaja.

Po ashtu, kohët e fundit Lignadhis rekrutonte nga një organizatë jo-qeveritare refugjatë dhe emigrantë të mitur, të pashoqëruar si dhe joshte djem të vegjël nëpër sheshet e qendrës së Athinës duke u premtuar karrierë në teatër.

Dosja që plotësohet akoma në prokurorinë e Athinës është tepër shokuese ndërsa opinioni publik në Greqi muajt e fundit ndjek i tronditur një sërë zbulimesh e akuzash për përdhunime, abuzime e trajtime të patolerueshme nga artistët më me famë në vend.