E rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në vendin e quajtur “ish Këneta”.

Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një këmbësor. Fatkeqësisht shtetasi me iniscialet Sh.V., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin e automjetit tip “Ford”, shtetasin H.K., 24 vjeç.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detajet e ngjarjes./apel.media