Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme ku një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali .
Dy automjete, Lancia Ypsilon dhe një Volkswagen Up u përplasën njëri me tjetrin në zonën e Usmate Velate.
Djaloshi 26-vjeçar ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ./apel.media