E quajti oligark të qeverisë, gazetari Koka: Basha ka në pronësi dy vila në resortin e Samir Manes

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje nga raporti mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe biznesmenit Samir Mane.

Basha e akuzoi sot Manen si oligark pranë qeverisë, duke e përmendur me emër.

Ndërkohë sipas Kokës, Basha ka në zotërim dy vila në resortin e biznesmenit të njohur, ndërsa në vitin 2016, Basha ka qenë i ftuar te ditëlindja e Samir Manes në Turqi, krahas shumë figurave të tjera.

“Ne e kemi thënë se si z.Basha në mënyrë okulte përmes kompanive tëtë afërmve të tij ka marrë fonde publike dhe të gjithë benefitet e tij mund të verifikohen, janë të pashme dhe të konfirmuara te katër vilat e famshme, dy te një resort i një oligarku dhe dy të tjera te një tjetër resort oligarku, të cilin Basha e përmendi sot. 

Artikulimi i z.Basha për zotin Mane sot mu duk i tepruar, i sforcuar, sepse mbaj mend në vitin 2016, zotëria në fjalë, një biznesmen i nderuar, organizoi një ditëlindje madhështore në Turqi. Dhe atë kohë, përveç shumë figurave të oborrit, i ftuar special ka qenë edhe një farë Lulzim Basha. Unë këtë raport kam parë mes z.Basha dhe z.Mane. Unë di që z.Basha është një njeri që ftohet në ditëlindjet e zotit Mane”, tha Koka.