Babai i moderatores Dojna Mema, Bujar Mema, është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë e bija, përmes një postimi në Instagram.
Në përshkrimin e një montazhi,të momenteve më të bukura me të atin, Dojna shkruan:“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht.Ndoshta prandaj ike kaq shpejt,e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.
P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër,” shkruan Dojna për të atin./ apel.media