Nga Edvin Kulluri/ “E le opozitën dhe Shqipërinë në dorë të një marri”/ Kulluri rendit dështimet e Lulzim Bashës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka renditur dështimet e Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Basha ka shkatërruar PD-në, pasi nuk ka inteligjencë, kurajo dhe vetëpërmbajtje.

Postimi i plotë:

Në politike ajo që ka rëndësi në fund të fundit, është perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si gënjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim! Kur s’ke rezultat, perceprohesh si humbës! Kur këto perceptime vetëm sa shtohen, je i pashpresë! Dhe kur je i pashpresë mban në pushtet atë që është! Të tjerat janë fjalë kot që i merr era! Por ti bën përjashtim! Ti mendon se do përmbysësh këtë realitet sepse rrethohesh nga njerëz që të ndjekin verbërisht prej urrejtjes ndaj kundërshtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit! Ata aty kanë qenë, janë dhe do jenë. Por këta nuk e sjellin në pushtet opozitën. Thjesht të duhen për të qëndruar në krye të një projekti që s’ka më asnjë arkitekturë, themele dhe mure. Çdo tërmet sado i vogël të rrëzon nga një kat deri sa të katandiset godina në një pirg tullash. Por ti rri se vetë je mirë! Nuk beson në asgjë, nuk ke asnjë ideal dhe as ke ndërmend të bësh ndonjë gjë në këtë vend! Të kanë marrë gjithë jetën për dore sa në shkollë, në punë dhe në politikë. Por kjo e fundit është mision. Kërkon inteligjencë, kurajo dhe vetëpërmbajtje. Ty të mungon e para pasi dështove në 2017, kurajoja në 2019 dhe vetëpërmbajtja kur këmbëngul në një gjë që nuk e bën dot. Siç thoshte Balzaku “pas një karriere të pamerituar, fshihet një maskarallëk i madh”! Ti je veçse produkt dhe jo prodhues. Je për të ardhur keq se si të shajnë, tallin dhe marrin nëpërkëmbë dhe vazhdon prapë në rrugën tënde nga dështimi në dështim! S’ke faj! Kaq di, kaq bën! Ato të thonë e ato thua! Se kush s’ka më pikë rëndësie! Rëndësi ka që e le opozitën dhe Shqipërinë në dorë të një marri!/apel.media