“E kam kaluar COVID-in pa asnjë simptomë”/ Kryemadhi: Ilir Metën e kam puthur në buzë dhe nuk e kapi virusi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë të drejtpërdrejtë për media, ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë, dhe këtë e ka marrë vesh kur ka hyrë në operacion për bajamet.

Ajo tha se koronavirusi nuk merret nga e puthura në buzë, pasi u shpreh se e ka puthur presidentin Meta dhe ai nuk është infektuar.

“Po e them për të disatën herë, unë e kam kaluar COVID-in absolutisht pa asnjë simptomë. Nuk kam ndjerë asgjë, as temperaturë, as kollë. Vetëm ditën që jam futur në operacion, më thanë që e kam kaluar COVID-in.

Nuk merret koronavirusi nga e puthura në buzë. E kam puthur Ilir Metën dhe nuk e ka zënë. Kam bërë seriologjikun disa herë. E kam kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë.” – u shpreh Kryemadhi.