E fundit/ Zogu i Tiranës lë “kazafin” e burgut 313 dhe kthehet në shtëpi

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

Mendohet se ai ka lënë qelinë duke përfituar nga situata e Covid19, për të vuajtur dënimin në shtëpi.

Hermes Nikaj u lirua gjatë ditës së djeshme, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Nikaj u vu në pranga rreth 5 muaj më parë, pas një hetimi disamujor ku u vunë në përgjim dhjetra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale, pasi ushtronin prostitucionin.

Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

APEL.MEDIA