Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës është vetëdorëzuar në polici.
Shtetasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.
Njoftim i plotë i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët , është vetëdorëzuar në Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër , për veprime të mëtejshme./apel.media