E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë është plagosur një prej tyre. Postimi i policisë: Në afërsi të portit të...
E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person
Foto: E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë është plagosur një prej tyre.

Postimi i policisë:

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.