E FUNDIT/ Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar edhe 45 raste të reja.

Viktimat janë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.