E FUNDIT/ Rezultuan pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer...
E FUNDIT/ Rezultuan pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë
Foto: E FUNDIT/ Rezultuan pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë.

Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 3,936 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 76 vjeçe.

Janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.