E FUNDIT/ Ndërron jetë në një lokal te Fresku 70-vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 70 vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal në zonën e Freskut, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.