E Fundit/ Kryeministri Rama zgjedh Ministren e re të Arsimit (Emri)

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar mbledhjen e tij me drejtuesit politikë, ku në fund u takua me ish-Ministren e Arsimit, Besa Shahinin.

Sikurse e paralajmëroi ditë më parë, Kryeministri e zëvendësoi Shahinin me një tjetër personalitet të PS-së, deputeten e Elbasanit, Evis Kushi. Rama ka falënderuar Shahinin për bashkëpunimin pasi së bashku sic tha ai realizuam sfida gjatë këtyre viteve.

Ndërsa teksa mori detyrën e re Ministrja që pret të dekretohet nga Presidenti, Evis Kushi, tha se ajo e konsideron privilegj dhe përgjegjësi këtë detyrë të re që i besohet pas 7 vitesh angazhime serioze, në rradhët e PS-së./Apel.Media